7 Dhjetor, 2020

Si ishte takimi i parë me Troin dhe a është e vështirë të jesh nënë beqarë? Adrola Dushi rrëfehet si asnjëherë tjetër për lindjen natyrale. Tregon kuptimin e emrit të saj


Modelja e njohur, Adrola Dushi u bë nënë për herë të parë në moshën 20-vjeçare. Por pak kohë pas ardhjes në jetë të Troit, ajo u nda nga partneri i saj dhe u detyrua të rriste e vetme djalin.

Aktualisht bukuroshja shqiptare e ndan kohën mes Shqipërisë, ku punon si modele, dhe Amerikës, ku jeton dhe shkollohet djali i saj.

Gjatë një mini-interviste me ndjekësit, Adrola Dushi foli pa dorashka duke rrëfyer detaje që nuk i kishte thënë asnjëherë.

Modelja tregoi takimin e parë me Troin, duke thënë se nuk ka qenë i lehtë për shkak se ka bërë lindje natyrale dhe kishte shumë dhimbje fizike.

Ndërsa theksoi se pas mori veten kuptoi “që kishte takuar mrekullinë e jetës së saj”.

“Për të qenë e sinqertë, takimi im i parë me Troin nuk ka qenë takimi i ëndrrave. Erdhi në jetë me lindje natyrale dhe siç duhet kam përjetuar shumë dhimbje fizike si për rrjedhojë takimi nuk shkoi shumë mirë, por sapo e mora pak veten kuptova që takova mrekullinë e jetës sime. Troi më bën të qaj nga lumturia, është bekimi i jetës sime dhe shumë herë me le pa fjalë me gjërat që ai thotë,”– u shpreh Adrola Dushi.

“A është e vështirë të jesh nënë beqare?”- ishte një tjetër pyetje që iu drejtua.

“Emocionalisht ka qenë e vështirë!”- u përgjigj zeshkania seksi.

Ajo tregoi edhe kuptimin e emrit të saj, duke thënë se është ia vendosi i ati dhe është bashkim i emrave të dy vëllezërve të saj.

“Emri im është bashkimi i emrave të dy vëllezërve të mi: Ad-riano+ Rola-nd= Adrola. Babi im e vendosi këtë emër të cilin e dua shumë,”– tha modelja.

Ndërsa pyetjes a përjeton shpesh ankth dhe si ia del, Adrola Dushi iu përgjigj: “Nuk jam e sigurt nëse mund ta emërtoj si ankth, por në momente që nuk arrit të jem veten në kontroll shpesh kërkoj ndihmë nga psikologu.”

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al