7 Mars, 2018

Shumica e kritikoi për fustanin transparent, por aktorja e njohur ndërkombëtare e pëlqeu


Paraqitja e këngëtares shqiptare Bleona Qereti në “aftër party” e “Vanity Fair”, ishte ndër më të përfolurat si në mediat e huaja ashtu edhe shqiptare.

Të dyja palët e kritikuan fustanin rrjetë të Bleonës, pasi ishte transparent te pjesa e gjoksit. Por ka nga ata që e kanë pëlqyer veshjen e saj.

Dhe kjo dikush është aktorja e njohur ndërkombëtare Barbara Streisand. E ekzaltuar Bleona e ka postuar në “Instastori” foton bashkë më pëlqimin e aktores, shoqëruar me disa fjalë për të: “Të dua Barbara Streisand je idhulli im. Nuk mund ta besoj që të pëlqeu paraqitja ime”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al