12 Dhjetor, 2023

Shumë ndryshe nga vitet e tjera, Kate dhe William zbulojnë kartolinën e Krishtlindjeve për këtë vit (Foto)


Princ William dhe bashëshortja e tij Kate Middleton si çdo vit edhe këtë herë kanë realizuar kartolinën për Krishtëlindjet dhe Vitin e Ri.

Megjithëse një ndryshim bën diferencën, pasi çifti ndryshe nga herët e tjera kanë vendosur që fotografia e tyre në kartolinën e festave të fundvitit të jetë bardhë e zi.

Teksa e postuan foton në rrjetet e tyre sociale, Duka dhe Dukesha e Cambridge u kritikuan nga fansat e tyre të cilët nuk arrinin të kuptonin arsyen që fotoja e familjes ishte pa ngjyra.

Fotoja bardh e zi tregon familjen prej 5 anëtarëve me këmisha të bardha, duke pozuar rreth një karrige, ndërsa fytyrat e tyre shkëlqenin nga buzëqeshja.

Image

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al