20 Prill, 2022

“Shumë gjëra kanë ndryshuar”- Don Xhoni bën deklaratën e fortë për artistët shqiptar: Asnjë nuk ka arritur këtu ku jam unë…


Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni ka folur ditën e sotme për suksesin që ka arritur në industrinë e muzikës në këto dy vite.

Ndër të tjera, ai a gjetur rastin për të falenderuar fansat e tij për mbështetjen e dhënë gjatë rrugëtimit të tij në muzikë.

‘’2 jetë si 2 minuta. Shumë shpejt, shumë sfida, shumë punë e shumë lojëra! Dje u bënë hiç më pak se 2 vite prej momentin apo të them më sinqert prej bujës më të madhe qe ju është bërë kësaj industrie të muzikes. Nga ai moment shumë gjëra kanë ndërruar në këtë industri, e jam shume i kënaqur që jam pjesë e këtij ndryshimi edhe rritjes të intenzivitetit të frymës së hiphopit, e kjo padyshim qe u bë veç prej punes time absolute të palodhshme bashkë me njerëzit që më rrethojnë e janë pjesë e ekipit tim edhe fal ëndrëës time shumë vjeçare që e kam pasur për muzikën. Nuk kam nevojë të më vleresojnë një individ ose një media, puna duket, krejt e dijnë ç’ka është bërë për 2 vite nuk ka artist shqiptar qe ka arrit prej O deri këtu ku jam për këtë periudhë 24 mujorshe. Por pa marr parasysh pozicionit edhe suksesit tim momental, une prapë s’jam i ngopur në pune, e di që kemi për të shkuar hala në nivele të tjera, unë i besoj punës time, e me emër të Zotit kam për të dëshmuar hala që kam shumë për të dhënë dhe për të arritur, normalisht bashkë me juve edhe krejt njerzëve që i kam përreth. Unë dua t’ju falenderojprej zemrës që besoni në punën time, që më keni përkrahur e me keni vlerësuar aq shumë saqë më jepni vullnet për të ardhur deri në këtë moment që jam këtu duke shkruar këto gjëra, edhe besomëni që ajo ç’ka keni dëgjuar është shumë pak prej asaj ç’ka ka për të ardhur dhe kam për të dhënë më tutje’’, ka shkruar reperi në ‘’InstaStory’’.

Së fundmi, reperi dhe modelja ruse Ariana Lirey konfirmuan nëpërmjet rrjeteve sociale se lidhja e tyre kishte marrë fund. Ata ishin në qendër të vëmendjes me deklaratat e forta kundrejt njëri-tjetrit dhe së fundmi modelja ka ndezur dyshimet për një ribashkim. Menjëherë pasi konfirmoi ndarjen, Ariana Lirey fshiu çdo postim në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqej krah reperit. Por në një vështrim të bërë së fundmi në profilin e modeles, vihet re se ajo ka rikthyer foton e parë që ka publikuar me Don Xhonin, kësaj here duke mos lënë asnjë mbishkrim. Ajo nuk ka bërë asnjë reagim tjetër, megjithatë ky veprim i fundit nga ana e saj ngjalli dyshimet për një “pendesë” nga ana e saj apo për një mundësi ribashkimi mes ish-çiftit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al