8 Maj, 2023

Shumë afër njëri-tjetrit në garën e Formula 1, Shakira dhe Tom Cruise kapen ‘mat’ përflitet për romancë të mundshme


Tom Cruise dhe Shakira së fundmi kanë marrë pjesë nga afër si admirues të  garës së  Formula 1 në Miami dhe me atë rast dyshja janë kapur  duke biseduar në ballkon dhe më pas iu bashkua edhe djali i këngëtares, Milan.

Shakira duket se kishte shkuar në këtë eveniment me djalin e saj, i cili i emocionuar e ka ndjekur garën.

Por në mënyrë të fshehte këngëtarja  është fotografuar me aktorin hollivudian dhe pas disa fotografive të përbashkëta me të mbërritur janë parë duke biseduar edhe në ambientet e galerisë.

Shakira nuk  i ka shpëtuar kurrë të qënurit në qendër të vëmendjes për ndarjen me Gerard Pique, dalja me aktorin u bë shpejt titulli kryesor i medias rozë në faqet e thashethemeve duke çuar nxitur spekulime për një lidhje dashurie të mundshme mes tyre.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al