11 Qershor, 2019

Shtoi plot 16 kilogramë gjatë shtatzënisë, Almeda Abazi zbulon si humbi gjysmën pa dietë e palestër


Ndërkohë që po shijon të qenit nënë, Almeda Abazi ka vendosur të ndajë disa sekrete mëmësie me ndjekësit në Instagram.

Teksa po shijon të qenit nënë, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë në profilin e “Instagram”-it.

Në muajin maj, Almeda u bë nënë e një djali që e quajti Efehan. Herë pas here ajo publikon foto të ëmbla gjatë momenteve të bukura që kalon me të birin dhe bashkëshortin, aktorin e famshëm turk, Tolgahan.

Ndërkohë gjatë bisedës me fansat, këta të fundit kanë qenë kuriozë të dinë se sa kilogramë ka shtuar gjatë shtatzënisë dhe a ka humbur ndonjë kg.

Bukuroshja rrëfeu se kishte shtuar plot 16 kilogramë dhe pas lindjes ka arritur që të humbasë gjysmën.

Almeda zbuloi se ka humbur 8 kilogramë vetëm me gjidhënie pasi ende nuk e ka nisur dietën dhe palestrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al