18 Prill, 2019

Shpërndaheshin video porno, aplikacioni “Tik Tok” bllokohet nga “Apple” dhe “Google”


Dy kompanitë e mëdha “Apple” dhe “Google” kanë vendosur që ta largojnë nga lista e tyre aplikacionin “TikTok”. Ky i fundit u mundëson përdoruesve që të krijojnë dhe shpërndajnë xhirime në Indi.

Në Indi “TikTok”-u numëron më shumë se 120 milionë përdorues, por ai është përballur me një valë kritikash për shkak të asaj që shihet si përmbajtje e papërshtatshme.

Sipas BBC-së, ky vendim u mor pasi Gjykata e Lartë e Madras ka urdhëruar të hiqej dore prej këtij aplikacioni, bazuar në shqetësimet se ai është përdorur për të shpërndarë pornografi.

Bëhet e ditur se gjykata më e lartë e Indisë e refuzoi apelin e pronares së aplikacionit, kompanisë kineze ByteDance, që urdhri të pezullohej.

Më së shumti ky aplikacion preferohet nga të rinjtë që shpërndajnë përmes tij video, këngët e tyre të preferuara, apo pjesë komedish të ndryshme.

Ndërkohë kujtojmë se ky aplikacion është ndaluar edhe në Bangladesh e është gjobitur në Shtetet e Bashkuara për sigurim të paligjshëm të të dhënave të fëmijëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al