4 Maj, 2019

Sherri mes çiftit të famshëm përfundon në dhunë, familjarët e shqetësuar për aktoren


Pas një zënke mes Hayden Panettiere dhe Brian Hickerson, të afërmit e aktores së famshme janë të shqetësuar se mos ajo po përjeton dhunë nga partneri i saj.

Ditën e enjte, Brian Hickerson u mbajt në arrest në dyshime për dhunë ndaj partneres së tij. Por ai u la i lirë vetëm pak orë më vonë pasi pagoi një shumë prej 50 mijë dollarë. “TMZ” shkruan se besohet se Hickerson sulmoi Hayden-in, gjatë një debati.

Gjithashtu thuhet se të afërmit dhe miqtë e aktores kanë pak kohë shfaqin shqetësime në lidhje me marrëdhënien mes tyre. Në dhjetor Hickerson, aktor në disa filma me buxhet të vogël, mohoi publikisht akuzat ndaj tij se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Hayden Panettiere-it.

Marrëdhënia mes Hayden dhe Brian ka nisur në gusht të vitit të kaluar, kurse në nëntor ai i bëri një propozim- shaka aktores duke  u ulur në gjunjë dhe duke iu drejtuar me emrin e aktores së “50 Hijeve të Greit”: “Dakota Fanning, a do të martohesh me mua?”.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se kjo është hera e dytë që Brian ndalohet me dyshimin se ka ushtruar dhunë mbi të afërmit. Në tetor, ai u mor në pyetje nga policia pas një sherri me të atin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al