25 Mars, 2019

Sherri me Florin, Fifi i kërkon publikisht që të pajtohen: Një ditë jo shumë të largët… (VIDEO)


Dy këngëtarët e dashur për publikun shqiptar, Fifi dhe Flori Mumajesi kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj kohe.

Fillimisht u komentua shumë se mes tyre ka nisur një histori dashuria, gjë që më pas u mohua nga të dy duke shpjeguar se janë miq të mirë.

Para ca kohësh u përfol se ka patur një zënkë mes dy kolegëve dhe se nuk ndiqeshin më në rrjetin social “Instagram”, duke u përfolu kështu se mund të anulohej edhe bashkëpunimi i tyre i shumëpritur.

Por së fundmi, Fifi ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” te rubrika “Dance with Graciano”. Ajo ka sqaruar për herë të parë sherrin me Florin, të cilit i kërkoi publikisht për tu pajtuar, pa dhënë detaje të tjera.


Fifi: Me Florin unë nuk flas por rëndësi ka që ka shumë mundësi që ky emision të na pajtojë ne të dyve.

Graciano: Pse jeni zënë?

Fifi: Jo veç jemi heq nga “Instagram”-i. Por rëndësi ka që një ditë jo shumë të largët të rregullohen gjërat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al