27 Prill, 2020

Sherr mes kunatave? Aktorja e famshme tregon të vërtetën për marrëdhënien me motrën e “Osmanit”


Prej disa kohësh përflitet në mediat turke se aktorja e famshme Fahriye Evcen është përfshirë në një sherr me kunatën e saj, Burçun.

Thashethemet nisën pasi Evcen hoqi nga Instagram motrën e bashkëshortit të saj Burak Ozcivit.

Sipas pretendimeve, Fahriye pati një debat me motrën e aktorit. Kur prindërit e Burak mësuan për ngjarjen ndërhynë për t’i pajtuar por nuk patën sukses.

Megjithatë aktorja i ka hedhur poshtë thashethemet duke thënë se nuk ka asnjë problem mes saj dhe Burçun.

Ajo u shpreh se llogaria e Burçun në Instagram nuk është aktive ndaj e bëri unfollow, duke theksuar se mes tyre s’ka asnjë problem.

“Llogaria e saj nuk është më aktive ndaj e hoqa. Nuk është asgjë ashtu siç shkruhet në media. Nuk ka absolutisht asnjë problem midis nesh,”– shkroi aktorja.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al