6 Tetor, 2018

Shenjat paralajmëruese të diabetit mund të zbulohen më shpejt


Shkencëtarët janë shprehur se shenjat paralajmëruese të diabetit të llojit 2 mund të zbulohen edhe 20 vite përpara diagnostikimit të sëmundjes.

BBC shkruan se nivelet e ngritura të sheqerit dhe rezistenca e insulinës janë vënë re te njerëzit që përpara se ata të shfaqnin shenjat e para të sëmundjes.

Ndërsa një tjetër studim doli në përfundimin se diabeti i llojit 1 mund të keqdiagnostikohet pas moshës 20 vjeç.

Studimi në Japoni, i kryer në periudhën 2015-2016, u përqendrua te indeksi BMI, nivelet e sheqerit dhe ndjeshmëria e insulinës te 27 mijë persona pa diabet, të grupmoshës 30-50 vjeç. Shumica ishin meshkuj./tch/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al