18 Prill, 2022

“S’flet për drogë e as për goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari”- Ronela Hajati ka një përgjigje për kritikët e “Sekret”: Eurovision-in se fitoj kurrë, por më mbushen sytë me lot kur…


Këngëtarja Ronela Hajati iu është përgjigjur kritikëve të këngës së saj “Sekret”, që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

ronela hajati1

Artistja e njohur, në një postim në InstaStory, shkruan se kënga e saj nuk flet “as për drogë dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari”, duke shtuar se gjuha e urrejtjes për “Sekret” ia mbush sytë me lot.

ronela hajati (1)

Teksa i drejtohet disa kritikëve “si mbetje ekologjike, edhe duke qene të gjallë, Ronela Hajati shkruan se është turp që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë nga njëri-tjetrin.

Ndërsa theksoi se s’do e fitojë kurrë Eurovision dhe as nuk e pretendon një gjë të tillë.

ronela hajati (5)

“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada!

Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin”, ka shkruar Ronela.

ronela hajati ronela hajati (2) ronela hajati (4) ronela hajati (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al