29 Prill, 2020

Sfiloi edhe në pasarela, si e fshehu supermodelja Gigi Hadid shtatzëninë për 5 muaj


Gigi Hadid raportohet se është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e saj Zayn Malik. Por supërmodelja ka rritur të fshehë mjaft mirë deri tani shtatzëninë.

Sipas TMZ, supermodelja 25-vjeçare është 20 javëshe shtatzënë dhe pritet të lindë në muajin shtator foshnjen.

Pas shumë vitesh lidhje, me ndarje dhe ribashkime, Gigi dhe këngëtari u rikthyen së bashku në dhjetor 2019, periudhë kur supermodelja ngeli edhe shtatzënë.

Pavarësisht se fshehu shtatzëninë për 5 muaj, ikona e modës nuk ka hequr dorë nga pasarelat dhe ka sfiluar për shumë marka të famshme këtë vit.

Në muajt e parë të shtatzënisë ajo i lejoi vetes të vishte rroba që i ekspozonin trupin. Por më pas Gigi u shfaq në pasarelë me veshje të gjera që mbulonin barkun e rrumbullakosur.

Raportohet se modelja është në pritje të një djali dhe familja e saj, përfshirë motrën Bella janë shumë të lumtur për shtatzëninë e Gigit.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al