Mozzik ka marrë vëmendje të madhe pas vizitës së tij në Medinë dhe Mekë.
Nga vendet e shenjta ai ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, të cilat kanë shkaktuar reagim të serbëve. Mozzik ka bërë disa deklarata në profilin e tij ku shprehet se po merr mijëra mesazhe nga ndjekës serb të cilët po i bllokojnë fotot në Instagram dhe kjo pas fotos së tij në vendin e shenjtë islam.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Mozzik ka ‘surprizuar’ ish-partneren e tij Loredanën dhe vajzën e tyre të vogël, Hanën nga Meka. Ishte Loredana Zefi ajo që postoi një story ku dukej një letër ku ishte shkruar emri i saj dhe i Hanës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al