19 Mars, 2019

Së shpejti do të martohen, ja përgatitjet për dasmën përrallore të Bleros dhe Afronës


Në shtator të këtij viti, këngëtari i njohur Blero Muharremi pritet që t’i japë fund beqarisë, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me partneren, Afrona Dika.

Afrona është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku kujdeset që të mbajë të përditësuar ndjekësit rreth të rejave më të fundit të jetës së saj.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se po merret me përgatitjet e dasmës. Në një “Instastory”, Afrona na le të kuptojmë se dasma do të jetë madhështore.

“Gjithçka vërtitet rreth detajeve!”, shkruan Afrona në foton ku mbizotëron bardhësia dhe çdo gjë vërtet duket e kuruar në detaj që nga lulet e deri te dekori i pjatave dhe gotave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al