6 Shkurt, 2024

“Sara po e përdor Bardhin për lojë”- Pas eleminimit nga “BBVIP”, ish-banori komenton çiftet në shtëpi: Ilnisa ka ndjenja por Meritoni…


Ish-banori i “Big Brother VIP” Gabriele Mezini mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në emisionin “Wake UP”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës së tij në këtë shtëpi dhe lojës së konkurentëve.

I pyetur se si e shikon çiftet që po krijohen brenda shtëpisë, ish-futbollisti u shpreh se marrëdhënia e Bardhit dhe Sarës do të përfundojë shumë shpejt, pasi sipas tij kjo e fundit po e përdor për lojë reperin.

Sara me Bardhin nuk do të zgjasin dhe do të mbyllet shumë shpejt. Me Sarën pata një debat aty dhe kuptova që karakteri i saj ishte që donte te bëntë diçka. Sara duket sikur e tërheq Bardhin. Deri diku po e përdor.’- u shpreh ai.

Nga ana tjetër marrëdhënia e çiftit Romeo-Heidi i duket si një gjë që ka ardhur natyrshëm.

Gabriele nuk la pa përmendur as Meritoni Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin, të cilët kohët e fundit kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë në buzë. Sipas ish-banorit, moderatori po e përdor për lojë gazetaren e cila mund të ketë ndjenja për të.

Heidi dhe Romeo më duket diçka e natyrshme. Kurse për pjesën e Meritonit ishte shumë lojë, nga ana e Ilnisës mund të ketë diçka të vërtetë, por nga Meritoni ishte lojë. Më shumë e shihja me Riken dhe mendoj se do ketë diçka mes atyre. Do të ndodhin shumë gjëra aty.”– tha Gabriele Mezini.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al