11 Maj, 2021

Sara i bën ‘skip’ Geljanit, shfaqet kudo çift përkrah Atdheut


Para një jave, Geliani u deklarua vetëm për Sarën në “Për’puthen” duke u shprehur se nuk e sheh veten me asnjë vajzë tjetër në emision, ndërkohë që më herët Sara ishte deklaruar vetëm për të. 

184800125_800283917285958_1435261117416593679_n

Por mesa duket Sara e harroi shumë shpejt pëlqimin e fortë për Gelianin, sepse tashmë ka nisur të shfaqet kudo çift me Atdheun. Para disa ditësh ishte Atdheu ai që postoi në Instagram një foto përkrah Sarës një foto me një dedikim romantik.

Ndërkohë që menduam në fillim se kjo mund të ishte thjesht një lojë për vëmendje mes dyshes, në fakt gjërat nuk duken kështu. Ditën e sotme ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari, feston ditëlindjen. Në festën e organizuar ai ka ftuar gjithë konkurrentët me të cilët ka miqësi dhe në një video shihet se Sara dhe Atdheu janë bashkë në një tavolinë.

Madje vetë Sara ka ndarë në Instagram një foto në të cilën shihet e ulur në prehrin e Atdhuet dhe ai i ka vendosur duart mbi këmbë. Sara i ka mbyllur komentet dhe ka lënë pak prej tyre, njëri është i Atdheut.

My Bonnie”, i ka shkruar ai referuar çiftit të famshëm Bonnie dhe Clyde.

Nuk e dimë se ç’po ndodh tashmë mes dyshes, ndaj do të donim që në të ardhmen të kishte një sqarim për marrëdhënien e  tyre.

182702310_458511372123090_5190013770316041153_n 184505771_1682403141969693_1227818741562300818_n 184641835_559672968349548_1097863766503445699_n-e1620670255690

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al