15 Qershor, 2022

Sapo janë martuar por Britney Spears është siguruar mirë që Sam Asghari të mos marrë asnjë qindarkë nga pasuria e saj. Ja çfarë bëri këngëtarja disa ditë para dasmës


S’ka shumë që Britney Spears dhe Sam Asghari kurorëzuan dashurinë e tyre mirëpo këngëtarja i ka marrë masat mirë për çfarëdolloj problemi që mund të haset mes çiftit në të ardhmen.

Bëhët fjalë për një kontratë paramartesore të cilët dyshja e kanë nënshkruar, ku tregon se partneri i këngëtares nuk do të marrë asnjë qindarkë nga pasuria maramendëse e Britney- t.

“Britney dhe Sam nënshkruan një paramartesë në favor të saj”, tha një burim për Page Six. “Çdo para që ajo ka fituar është e mbrojtur.”

Në atë kohë, Spears dhe Rosengart, një ish-prokuror federal, shprehën në dokumentet e gjykatës se ishin të shqetësuar se babai i saj, Jamie Spears, do të pengonte planin e tyre, pasi Jamie ishte ende ruajtësi i pasurisë shumëmilionëshe të Britney- t.

Pasi Britney, 40- vjeç, dhe Asghari, 28- vjeç, u fejuan në shtator 2021, shumë fansa pyesnin veten se çfarë do të ndodhte me paratë e saj nëse do të divorcoheshin ndonjëherë. Britney dhe Asghari u martuan të enjten e kaluar në oborrin e shtëpisë së  saj në Thousand Oaks, Kaliforni.

Në dasmën e çiftit ishin të pranishëm yje si : Madonna, Selena Gomez, Paris Hilton dhe Drew Barrymore, të cilët festuan pranë tyre gjatë gjithë natës.

Prindërit e Britney, Jamie dhe Lynne Spears, dhe motra e saj më e vogël, Jamie Lynn Spears, nuk ishin të pranishëm gjatë dasmës . Djemtë e saj, Sean Preston, 16 vjeç dhe James Jayden, 15 vjeç, gjithashtu nuk morën pjesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al