11 Janar, 2019

Samanta Karavella flet për martesën “e shumëpritur”: Edhe fisi ka… (VIDEO)


Rreth një vit më parë, këngëtarja e njohur Samanta Karavella bëri një status në profilin e saj në “Instagram”, ku tha se do të martohej verën e ardhshme.

Por mesa duket ajo i ka ndryshuar planet dhe dasma është shtyrë për një periudhë tjetër.

E ftuar në emisionin “Wake up”, Samanta nuk tregoi ndonjë afat se kur fansat do ta shohin të veshur me fustanin e bardhë  të nusërisë, por tha vetëm se ka hequr dorë nga martesa.

Gjithashtu këngëtarja nuk zbuloi nëse është apo jo në një lidhje serioze. Nuk mendon se është vonë për të krijuar një lidhje apo për tu martuar siç shpesh i thonë familjarët. “Ka kohë për martesë nuk e mendoj ende. Madje dhe fisi hequr dorë sepse e dinë që unë e kam mendjen te muzika”, u shpreh ajo.

Këngëtarja njëkohësisht është shprehur se kohën më të madhe ia dedikon karrierës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al