30 Dhjetor, 2018

Saimir Tahiri me tuta, shëtit bashkë me djalin në sheshin “Skënderbej” ku e takojnë mjaft njerëz


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili këto kohë është parë më së shumti në disa bare të caktuara në zonën e ish-Bllokut, këtë herë është kapur nga paparazzi duke shëtitur bashkë me të birin në sheshin “Skënderbej”.

I veshur me tuta dhe xhup, ai i kishte hedhur të birit dorën në sup dhe shëtisnin bashkë në atë ambient të zbukuruar për festat e fundvitit, ku dihet që fëmijët e shijojnë shumë.

Tahiri ecte mes njerëzve si një njeri i thjeshtë, por padyshim që njihet nga shumica prej tyre të cilët e ndaluan, e përshëndetën, folën me të, madje bënë edhe foto.

Dhe Tahiri nuk ua prishi, por ndaloi dhe u foli, duke u kushtuar vëmendje të gjithëve. Siç dihet, Tahiri ka mjaft popullaritet në Tiranë, kjo për arsye se si ka udhëhequr disa fushata zgjedhore në kryeqytet dhe ka mjaft njohje.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al