30 Tetor, 2022

Sabiani flet njëherë e mirë për raportin që ka me Ilir Shaqirin dhe zbulon arsyen përse nuk ishte prezent në dasmën e tij


Të gjithë e mbajmë mend mjaft mirë miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Këngë, dedikime, premtime ishin një pjesë e asaj që u pa nga kjo dyshe kaq simpatike.

Por, duket se gjërat mes tyre ndryshuan shpejt pas daljes, duke pësuar kështu një krisje. Sabiani deklaroi disa kohë më parë se balerini kishte “përfituar” nga ai, duke lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti ishte krisur.

Së fundmi Sabiani ishte i ftuar progamin ‘Se Luan Topi’, ku ka folur rreth marrëdhënies së shumëpërfolur me balerinin dhe përse ai nuk ishte prezent në dasmën e tij.

Sipas këngëtarit, mes tij dhe Ilirit nuk ka ndodhur asgjë, ai theksoi se do e dojë gjithmonë balerinin pavarësisht gjithçkaje dhe do jetë gjithmonë aty për të.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri nuk do të vijë në dasmën time. Kështu që nuk ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”- u shpreh ai.

Kujtojmë se disa ditë më parë Sabiani uroi publikisht vajzën e Shaqirit duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre po rregullohet.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkroi Sabiani krahas videos së publikuar nga balerini ku shihet duke kërcyer me vajzën e tij. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një përgjigje e Ilirit. Duket se ditët e fundit dy miqtë kanë mundur të sheshojnë keqkuptimet mes tyre, duke iu rikthyer edhe njëherë aty ku e lanë, por natyrisht që këtë herë do ta marrin më me “nge” këtë pajtim.

Nga burime, kemi mundur të mësojmë se tashmë djemtë kanë folur, duke lënë pas ndodhinë që i distancoi. Ndonëse u raportua se dy personazhet u zunë pikërisht për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh që Iliri fitoi, e vërteta ishte ndryshe. Sherri mes tyre nisi pikërisht kur Sabiani e ftoi Ilirin në klipin e tij dhe ky i fundit e refuzoi. E gjitha kjo u zbulua, kur këngëtari ishte i ftuar te vëllezërit Veshaj dhe u shpreh se më së shumti ishte vëllai i tij që kishte përfituar prej tij brenda “Big Brother”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al