7 Dhjetor, 2020

“Sa të kem jetë…”- Feston sot ditëlindjen, Stresi e uron të ëmën publikisht kështu


Stresi e ka treguar gjithmonë se është shumë i lidhur me nënë e tij, si nëpër intervista, ashtu edhe në rrjete sociale.

stresi (3)

Gjithashtu, reperi i ka dedikuar asaj një këngë të bukur që titullohet “Të du mom”.

stresi (1)

Sot, mamaja e tij feston ditëlindjen dhe me këtë rast, Stresi i ka bërë një super dedikim në rrjete sociale.

kejsi stresi

Reperi publikoi një video të përgatitur posaçërisht për të, ku nuk mungonte as Keisi.

Nëse një ditë nuk do jesh pranë meje, dije se çdo mëngjes do i laj sytë me lotët e tu.

Ah moj e shtrenjta Nënë!

Falënderoj Allahun e madh që më dha mundësinë të jetoja jetën dhe të njoha ty Nënë.

Sa të kem jetë në këtë jetë, të jam mirënjohës.

Sonte është ditëlindja jote dhe unë të uroj edhe 100 vite të lumtura e shtrenjta Nënë”, shkroi këngëtari krahas videos, në sfondin e së cilës ishte pikërisht kënga që ai i ka dedikuar.

stresi (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al