3 Nëntor, 2020

Sa romantik është Donald Veshaj? Aktori flet për lidhjen me Bora Zemanin dhe tregon kush e do më shumë njëri-tjetrin


Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Pak kohë më parë, u përfolën për një ndarje por duket se aktori dhe moderatorja tashmë i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.

I ftuar në “Shiko Kush Luan”, Donald Veshaj pranoi se Bora Zemani është vajza e vetme në showbiz-in shqiptar, me të cilën ka flirtuar.

Ndërsa në rubrikën “AfterParty” pranoi se të dy e duan njëri-tjetrin.

Ai u shpreh se nuk është shumë tip romantik dhe se nuk dhuron trëndafila sepse, sipas tij, i ka ikur vlera.

Aktori tregoi se dëshiron që të bëjë një dasmë private dhe të ketë një familje jo shumë të madhe.

Pjesë nga intervista:

Romantik apo direkt në temë?

Donald Veshaj: “Direkt në temë.”

Në krevat vetëm apo çift?

Donald Veshaj: “Po çift, kush nuk do të donte të ishte çift.”

Të duash dikë që nuk mund ta kesh kurrë apo të kesh dikë që nuk mund ta duash kurrë?

Donald Veshaj: “Nuk e di çfarë ndjenje është por të duash dikë që nuk mund ta kesh kurrë.”

Në lidhje apo single?

Donald Veshaj: “Unë …”

Si fillim t’i takosh miqtë apo familjarët?

Donald Veshaj: “Familjarët, se mbaron punë.”

Dhuron trëndafila apo bizhuteri?

Donald Veshaj: “Bizhuteri ndoshta, i ka humb vlera trëndafilave, luleve. Edhe bizhuterive, pop o zgjedh këtë.”

Këngëtare apo prezantuese?

Donald Veshaj: “Prezantuese.”

Jonida Maliqi apo Bora Zemani?

Donald Veshaj: “Bora Zemani (qesh)”

Më shumë e do apo të do?

Donald Veshaj: “Të dyja.”

Dasmë tradicionale apo private?

Donald Veshaj: “Private.”

Familje e madhe apo e vogël?

Donald Veshaj: “E mesme, e mesme me pak.”

Seks apo dashuri?

Donald Veshaj: “Të dyja.”

Në mëngjes apo në darkë?

Donald Veshaj: “Pasdite.”

Puthje në qafë apo në buzë?

Donald Veshaj: “Në buzë.”

Lidhje e fshehtë apo ta dinë të gjithë?

Donald Veshaj:Të jetë pak e fshehtë, pse jo më mirë sesa ta dinë të gjithë, e bën për vete.”

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al