27 Korrik, 2019

“Sa herë e bën?”, Aurela Gaçe vihet në siklet nga pyetja: Po djersitem…


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “3shat”, ku është bërë pjesë e rubrikës “Makina e së vërtetës”.

Moderatorja e njohur Bora Zemani i ka bërë pyetje të ndryshme këngëtares, ku në një moment ajo madje është vënë edhe në siklet.

Gjatë intervistës Bora e pyet Aurelën edhe në lidhje me palestrën, ku i drejtohet: “Sa herë e bën?”.

Fillimisht këngëtarja mbeti e habitur duke e marrë pyetjen në një tjetër kontekst, por bora ia përsërit pyetjen duke ia sqaruar më mirë: “Sa herë e bën?… Palestrën?”.

“Sa herë të kem mundësi”, iu përgjigj më pas Gaçe duke qeshur. Ajo shtoi se po djersiste nga sikleti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al