6 Maj, 2024

“Sa është përqindja që unë të rri në ‘BBV'”? Televotim i fortë, banori i frikësuar pyet Jul Dedën/ Aktori ia thotë “troç”: Me tre veta që dalin…


E teksa ditët për finalen e “BBV” po afrohen, konkurrentëve të “Big Brother VIP” iu është shtuar frika nga nominim.

Të gjithë banorët janë në televotim, dhe këtë të martë do të eleminohet 3 nga ata.

Më i friksuari nga televotimi mesa duket është konkurrenti më i ri, Shkëlqim Bega, i cili gjatë një bisede me banorët i pyeti ata se sa është përqindja që ai të mund të vazhdojë garën për të fituar çmimin e madh.

Sa është përqindja që unë të rri në shtëpi të martën?” pyeti Çimi, ndërsa Julian Deda duke qeshur tha: “Që të rrish ti këtu? Me tre veta që dalin përqindja është minus 6”.

Të gjitha konkurentët shpërthyen në të qeshura nga përgjigjia e aktorit, ndërsa Erjola Doçi u shpreh se egziston mundësia që Çimi të vazhdojë garën, sepse publiku mund të mos votojë personazhet loja e të cilëve ka mbaruar.

O Çim duhet të dish diçka, mbase publiku mund të votojë dikënd nga të gjithë ne që mund ti ketë mbaruar loja dhe të japë një mundësi ty që të rrish më shumë. Nuk ka të bëjë me fortësinë. Po e mendove televotimin ke kryer punë”- tha Erjola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al