25 Maj, 2019

Rrëfimi i 42-vjeçares pas ndarjes nga burri: S*ksi me kolegun e martuar më pëlqen, por kam frikë se po…


Që kur u ndava nga bashkëshorti, nisa të kisha një lidhje me një koleg të martuar. Kështu e nis letrën një 42-vjeçare drejtuar psikologes të “The Sun”.

Letra e plotë e gruas:

Pas ndarjes nga burri, ndihesha sikur nuk do të isha mjaft e mirë për askënd. Unë isha e dyta më e mirë në sytë e burrit tim dhe tani jam më e mira e dytë për burrin e dikujt tjetër.

I dashuri im është i vjetër, 58 vjeç. Kam patur gjithmonë simpati për të. Kur u ndava me bashkëshortin, mbeta e habitur sesa lehtë mund të bisedoja me të kolegun.

Fillimisht folëm si miq, por pas një nate pune u kthyem në shtëpinë time dhe përfunduam duke bërë seks. Isha aq nervoze, por më bëri që të ndihesha e dëshiruar.

U ndjeva keq se është i martuar, por edhe u kënaqa shumë. Mendova se nuk do të më fliste më, por më shkroi se kishte dëshirë që gjërat të vazhdonin mes nesh.

Ai më tha se i pëlqeja, edhe pse e dinte se është gabim, por dëshiron që të mbetemi miq dhe të dashur. I dashur qëndron në banesën time me nga dy net në javë, duke i thënë gruas së tij se është larguar me punë.

Kur jemi në shtëpi bëjmë gjëra normale si gatuajmë apo shohim televizion. Mundohemi që të kalojmë sa më shumë kohë bashkë, por atij i duhet të largohet se ka një familje.

Unë sa më shumë kohë kaloj me të, aq më shumë dashurohem, por nuk dua që ai të ndahet nga gruaja e tij. Më duket sikur po më përdor për seks, por kur jam me të ndihem mirë. Seksi është mahnitës.

Përgjigja e Deidre:

Më vjen keq por duket se i dashuri jot nuk ka asnjë qëllim që të lërë bashkëshorten e tij. Ti po dashurohesh me të, por ai nuk do të ketë të njëjtat ndjenja si ti.

Jam e sigurte se i dashuri jot pëlqen seksin me ty dhe të kalojë pak kohë me ty, por ndihet shumë rehat në shtëpinë e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al