3 Tetor, 2020

Rrëfeu se është homoseksual, Gabriel Garko flet hapur për gjithçka: Kam qenë në lidhje me një djalë për 11 vite dhe…


Pak ditë më parë, aktori i famshëm italian, Gabriel Garko pranoi gjatë emisionit “Grante Fratello VIP” se është homoseksual.

gabriel garko (4)

Ai rrëfeu gjithçka teksa i lexonte një letër të fejuarës së tij, ku e cilësonte marrëdhënien e tyre si “një përrallë të bukur, por asgjë më shumë”.

gabriel garko (5)

Ai premtoi se do të rrëfente gjithçka në emisionin “Verissimo”, përballë Silvia Toffanit, që do të transmetohet ditën e nesërme.

Por, një pjesë nga intervista e tij është zbuluar.

gabriel garko (2)

Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riçardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riçardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false.

gabriel-garko-3

Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup”,- ka rrëfyer Garko.

Një tjetër pengesë për të treguar të vërtetën më herët, ka qenë humbja e mundësisë për t’u bërë aktor, për shkak të orientimit seksual.

gabriel garko

Përpara se të nisja këtë punë, jetoja mirë me orientimin tim seksual. Në shtëpi të gjithë e dinin”,- pranoi Garko, i cili është shprehur se pasi u bë aktor, nisi të fshihej me frikën se do të humbiste punën.

gabriel garko (2)

Megjithatë, ai ka treguar se tashmë është në paqe dhe i qetë me veten, dhe se sapo ka nisur një lidhje të re.

Gabriel Garko, dje në Tiranë, gjatë prezantimit të filmit “Lazarat Burning”

Jam në lidhje me një person, me të cilin ndihem shumë mirë. Është një histori që sapo ka nisur”,- është shprehur aktori.

gabriel garko (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al