27 Tetor, 2017

Rrëfehet Eli i “Big Brother”: Haremi me femra në klipe e jetë dhe shoqërimi me Xhesika Ndojën para se t’i hynte muzikës


Është vetëm 23 vjeç dhe po hyn me vrull në tregun e reperave për të arritur në piacën e tyre. Eli G (Elsamed Senaj) i “Big Brother 9”, pasi ka bërë bujë me klipin “A din me bo twerk”, tregon skenat e haremit në klipe dhe jetë. Për miqësinë me Xhesikën Ndojën, që publiku nuk e dinte, preferencat për femrat bionde dhe strategjinë për sukses dhe para, ai jep këtë intervistë për gazetën “Panorama”:

Jeta është sfida më e vështirë, çfarë ke dashur të thuash me këtë shprehje në setin e ri të fotove?

Sepse ne jetën e kemi sfidë. Në këtë jetë, nëse dëshiron të jesh dikush dhe të mbijetosh, duhet të luftosh çdo ditë edhe më shumë për të arritur atje ku dëshiron.

Këtë muaj u ngjite në skenën e garës së bukurisë “Miss North”, për t’i dhënë çmimin një prej vajzave të bukura. Kishe ndonjë të preferuar mes tyre?

Po, ishte kënaqësi për mua të isha pjesë e “Miss North” në ndarjen e çmimeve për më të bukurat. Kisha disa preferenca realisht, kishte vajza mjaft të bukura.

Si duhet të jetë femra e bukur për ty?

Për mua duhet sigurisht të jetë me linja të bukura (parapëlqej biondet). Por në lidhje, mjafton që ajo që kam në krah të jetë besnike, e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë, që fal vetëm dashuri edhe pozitivitet, dhe sa më pak xheloze.

Arsyeja pse i ke dhënë fund një lidhjeje?

Kur i kam dhënë fund lidhjes që kam pasur shumë kohë më parë, arsyeja ka qenë xhelozia. Nuk është mirë, kur është e tepruar.

Të kemi parë në foto me Xhesika Ndojën, çfarë të lidh me të dhe si do ta përkufizoje miqësinë tuaj?

Me Xhesin njihem prej kohësh, para se ajo të merrej me muzikë. E respektoj si mike, është vajzë gangstere. Si miqësi të mirë e përkufizoj.

Dihet që reperat sjellin në këngët e tyre episode nga jeta personale. Ti, çfarë sekretesh apo detajesh ke rrëfyer deri tani në skenat e klipeve të tua?

Ka pasur këngë që kanë qenë të bazuara te jeta ime personale, por ka pasur këngë që janë edhe për tregun muzikor. Ndoshta në disa këngë kam shfaqur jetën time, se si e jetoj, edhe se si janë ata persona që më rrethojnë.

Kënga e fundit ishte si një harem i vërtetë me femra seksi që të qëndrojnë pranë. Është e jotja e tillë?

Vetë kënga e kërkonte një regji të tillë. “A din me bo twerk” është një nga projektet e mia që unë e pëlqej shumë, si këngë edhe si video. Deri sa të jem “singel”, femrat asnjëherë nuk mungojnë. Problemi është kur të biem në dashuri…

Një reper si ty e ka të vështirë të ketë një të dashur të vetme?

Jo, nuk është e vështirë që një reper si unë të ketë lidhje normale. Nëse vjen vajza perfekte, ose ajo femër që di të rrëmbejë zemrën, dhe nuk lë hapësirë për të tjera, është shumë e thjeshtë. Varet se sa të mbush një person me ndjenjë.

Po hapin e martesës, kur mund ta hedhesh ti?

Sa i përket martesës, është në planet e mia më të largëta. Jam vetëm 23 vjeç, kështu që kam kohë. Aktualisht jam i martuar me muzikë. Reperat janë pasuruar shumë nga muzika.

Cila është ambicia jote më e madhe?

Ambicia ime nuk është paraja, por është dashuria, puna dhe suksesi. Paraja nuk është asgjë, por është gjithçka. Nëse ke këto tri të parat, sigurisht që do të kesh edhe paratë. Mund të arrij shumë, por edhe s’mundet, se varet çfarë i kërkon jetës që ajo t’i ofrojë ato gjëra. Unë jam njeri që kërkoj shumë dhe kënaqem pak, por gjithmonë me besimin në Zot të arrijmë, aq sa të bëjmë një jetë normale. /Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al