27 Dhjetor, 2017

Rovena Stefa dhe e motra me gjoks jashtë në festën e televizionit


Këngëtarja Rovena Stefa dhe motra e saj menaxhere, Elisa, ishin dy vajzat që ranë në sy në 20-vjetorin e “Tv Klan”, që u organizua para disa netësh në një nga club-et e njohura të Tiranës. Të dyja motrat bënë përshtypje me veshjet e tyre transparente, ku ekspozonin si njëra e tjetra gjoksin në ekstrem. Rovena ishte në këtë ftesë si pjesë e spektaklit “Dance with me”, që e pati finalen të hënën. Rovena shfaqet me kaçurrela, ashtu siç e pamë në skenën e “Kënga Magjike”, ku nuk ia doli dot të prekte finalen. Sa i takon stilit të veshjes, duket se transparenca është kthyer në stil për këngëtaren.

Në 10-vjetorin e një tjetër televizioni, para pak javësh, ajo u fotografua me veshje si të balerinave, pasi fustani i saj komplet transparent e nxori zbuluar kur parakaloi pranë njerëzve të rëndësishëm të politikës, biznesit e showbiz-it nga Shqipëria e Kosova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al