23 Tetor, 2017

Rosela Gjylbegu përlotet live në emision, videoja që i kujtoi ‘dhimbjen e jetës’


Këngëtarja Rosela Gjylbegu ishte e ftuara e radhës në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku ka rrëfyer më shumë rreth projekteve të saja muzikore, jetën familjare, por edh punën tashmë prej 9 vitesh në Parlamentin shqiptar.

I ati i Roselës është ndarë nga jeta pak vite më parë nga një sëmundje e rëndë. Dhe sot, për t’ia risjellë kujtimin e tij të gjallë, në “Rudina” u shfaq një insert ku këngëtarja performonte në skenën e “100 këngët e shekullit”.

Kur pa të atin në skenë duke kënduar pak para se të ndërronte jetë, këngëtarja e pati të vështirë t’i mbante lotët: “Askush nuk e mendonte që gjërat do të shkonin ashtu, ai ishte vital dhe ne të gjithë shpresonim që ai do t’ia dilte”,- tha Gjylbegu, por Zoti për të kishte vendosur.

 

Sot, nga i ati i saj i ndjerë Rosela ruan kujtimet më të bukura. Porositë e tij për të jetuar denjësisht e me ballin lart, Rosela i ka ndjekur me përpikëri dhe, natyrisht, ai atje lart është krenar për të bijën.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al