12 Maj, 2022

Ronela Hajati u përgjigjet për herë të parë të gjithë kritikave për performancën e saj: Këndoni ndonjë këngë tjetër apo vetëm timen keni qejf


Performanca e këngëtares Ronela Hajati në gjysmëfinalen e Eurovision, mori shumë reagime, jo vetëm nga fansat por edhe nga personazhe të njohur për publikun, të cilët nuk i kursyen kritikat për përfaqësuesen e Shqipërisë.

Ajo ka vendosur t’iu kundërpërgjigjet të gjitha kritikave dhe komenteve negative me një status ironik në rrjetet sociale.

“Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qej? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”– shkruan këngëtarja në një postim në Instastory, duke iu referuar komenteve negative që sipas saj më së shumti kanë qenë nga shqiptarët.

Ronela Hajati me këngën e saj “Sekret” realizoi një performancë magjike ne skenën e kompeticionit të muzikës europiane. Ajo mori brohorima të mëdha, por fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohej për në finale.

Të shumtë ishin ditën artistët, kolegët dhe jo vetëm të Ronelës që kanë reaguar në llogaritë e tyre sociale.

Sa i përket kritikave, këngëtarja ka marrë reagime në lidhje me veshjen, me performancën e cila u konsiderua shumë provokuese dhe tekstin e këngës. Megjithatë, pavarësisht kritikave duket se Ronela Hajati ka fituar dashurinë e shumë njerëzve kudo në Europë.

Këtë e tregoi vetë ajo në një postim në Instagram ku ka publikuar një screenshot që tregon se performanca e saj ka rreth 1 milionë klikime. Dhe një video nga një club në Itali ku ka shkuar mbrëmë pas Eurovisionit për të pirë dhe harruar por është përballur me një surprizë të këndshme.

Të gjithë të pranishmit kanë nisur të duartrokasin dhe brohorasin emrin e saj teksa Ronela ka shpërthyer në lot.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! TE DUA“-shkruan ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al