19 Prill, 2024

Romanca me Romeo Veshaj, flet menaxheri i Heidi Baçit: Po kërkon një histori… Çfarë thanë prindërit e konkurrentes për lidhjen e saj me aktorin?


Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, lidhja e të dyshes ka pasur uljet dhe ngritet e veta.

Menaxheri i konkurrentes, Daniele Fortuzzi ditën e sotme gjatë një lidhje Skype ka qenë i ftuar në emisionin “Whake Up”, ku ndër të tjera ka folur rreth romancës së çiftit.

“Si të duket romanca me Romeon, me të cilin dhe ‘u martuan’ brenda BBV?” ishte një ndër pyetjet që iu drejtua Danieles, i cili tha se martesa e Heidit me aktorin ishte shumë interesante.

Martesa që është realizuar ishte shumë dëfryese, shumë interesante. Në shtëpi gjendja është ndryshe. Megjithatë mendoj se do të vazhdojë edhe jashtë kjo histori. Po të mos ishte e bindur, nuk do të shfaqej aq e gëzuar në këtë. Sigurisht që një histori dashurie po e kërkon, një histori cilësore. Do të ketë afër një burrë që të ndajë gjëra të rëndësishme të jetës së saj. Gjërat mund të funksionojnë”– u shpreh ai.

Përsa i përket mendimit që prindërit e Heidit kanë në lidhje e romancën që vajza e tyre ka krijuar me Romeon, menaxheri i banores tha se nuk ka shumë kontakt me ta.

“Nuk jam shumë në kontakt me prindërit e saj edhe pse i njoh. E di që kur erdhi në Shqipëri për të bërë intervistat e ka shoqëruar i ati. Për shkak dhe të origjinës së tyre ishin shumë të kënaqur për të dhe nuk kanë pasur asnjë mendim negativ. Besoj se janë të lumtur me rrugëtimin e saj” – tregoi Daniele.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al