5 Mars, 2020

Robert Berisha nuk i reziston dot ish të dashurës seksi. Modelja publikon fotot hot ndërsa këngëtari i bën …


 Pak ditë më parë Jessica Kadiu zbuloi se kishte qenë në një lidhje me Robert Berishën, gjë të cilën këngëtari e kishte mohuar.

Pas deklaratës së modeles, ai zgjodhi të heshte duke mos mbajtur asnjë qëndrim rreth kësaj ngjarje.

Mirëpo këngëtari, edhe pse të ndarë, nuk i reziston dot ish të dashurës së tij.

Këtë e vërtetoi në një foto hot të modeles në rrjetin social Instagram.

Jessica publikoi një foto me bikini të zeza ku dukej shumë seksi dhe Roberti e pëlqeu postimin.

Megjithatë këngëtari ka ndërruar mendje dhe e hoqi “like” nga foto e modeles.

Një tjetër detaj është vënë re tek ish-çifti. Të dy ata kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Mos është kjo një shenjë rikthimi mes Robertit dhe modeles? Kjo mbetet për tu parë.

Kujtojmë se Jessica la të hapur mundësinë për një rikthim me këngëtarin duke i bërë një deklaratë dashurie ku shprehej se do e donte gjithmonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al