7 Mars, 2018

Robert Berisha ka një dhuratë e dedikim për Norën dhe Renen


Shpesh rrjetet sociale shihen edhe si mënyra e duhur që personazhet e njohur të bëjnë dedikime njerëzve të dashur dhe familjarëve.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Robert Berisha, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka bërë një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij Nora Istrefin dhe vajzën, Rene.

Roberti ka publikuar një foto të tij ku të veshur ka një bluzë, në të cilën është stampuar një foto e familjes së tij, ku duken shumë të lumtur.

“Familja nuk është vetëm diçka e rëndësishme, familja është gjithçka”, shkruan Roberti në postimin e tij.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al