14 Dhjetor, 2019

Robert Berisha flet për këngën e dashurisë pas divorcit: Publiku thotë se ia dedikoj Norës, ju zbuloj të vërtetën time


nora-robert

“Në garën e Festivalit të RTSH-së, Arilena dhe Elvana nuk më pëlqyen, pretendojnë fitoren me këngë varrezash

Ata kanë qenë shpesh në vëmendje të mediave për shkak të ndarjes së tyre katër muaj më parë. Ishte vetë Robert Berisha që njoftoi publikisht ndarjen nga bashkëshortja e tij, Nora Istrefi, pas 13 vitesh histori.

Megjithëse të ndarë, thuhet se ata kanë ruajtur një raport miqësor, kjo edhe për hir të vajzës së tyre Renee. Por direkt pasd publikimit në “Youtube” të këngëve të këtij edicioni të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, Roberti u komentua për këngën e tij, me të cilën merr pjesë në këtë garë, ku pjesë janë bërë këngëtarë të njohur të skenës shqiptare dhe që me këngët e tyre pretendojnë të fitojnë e të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion.

Një prej konkurrentëve është edhe Robert Berisha, i cili tërhoqi jo pak vëmendjen me këtë këngë dashurie. Në tekstin e këngës ai flet për një histori dashurie që ka përfunduar dhe të gjithë menduam se do të ishte dedikim për ish-gruan e tij, Nora Istrefin.

Kënga titullohet “Ajo nuk është unë” dhe në refren thotë: “Ajo nuk është më rruga jem, e jetës tem, ajo nuk është unë, më dashuro çdo ditë pafund”.

I ngacmuar nga kureshtja e fansave, nëpërmjet një postimi në “Instagram” Roberti tregoi se kënga nuk është dedikim për askënd.

“Kjo është kënga ime, me të cilën do marr pjesë në Festivalin e 58-të të RTSHsë dhe që titullohet ‘Ajo nuk është unë’. Nuk ia kam dedikuar askujt, është thjesht një këngë e lezetshme, që më mundësoi të marr pjesë në këtë festival dhe në atë skenë te bukur, që vetëm Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu dinë ta bëjnë dhe për këtë është fajtore Fifi, me orkestrim nga dy miqtë e mi duobass.records.

nora-robert1

E kam pranuar ftesën me shumë dëshirë, sidomos kur këndohet live, me orkestër profesionale. Kushdo që ta fitojë, le ta gëzojë vendin e parë. Për mua pjesëmarrja është e rëndësishme dhe kënaqësi të jem në mesin e këngëtarëve shumë të mirë shqiptarë”, shkruante Roberti.

Por pas një statusi në rrjetet sociale, ka dhe një deklaratë në një emision televiziv që i paraprin festivalit të RTSH-së dhe që moderohet nga gazetari i njohur, Eni Shehu. Robert Berisha ishte i ftuari i djeshëm në “Aperi Fest”, hapësira që i dedikohet çdo ditë Festivalit të 58-të të këngës.

Gjatë bisedës spontane me gazetarin Eni Shehu, Roberti nuk mundi t’u shpëtonte dot pyetjeve provokuese të Enit, i cili e ngacmoi për marrëdhënien mes tij dhe ish-partneres së tij këngëtare, Nora Istrefi, dhe nëse ishte kjo këngë një dedikim për të. Siç e ka sqaruar dhe në rrjetin e tij “Instagram”, Roberti sqaroi se kënga e Fest ’58-të nuk i kushtohet Norës, pasi është e shkruar nga Fifi.

Gjithsesi, ai la të kuptohet se kush do që ta kuptojë ashtu, le ta kuptojë, s’është punë për të. Ndër të tjera tregoi se vazhdon të ketë kontakte të vazhdueshme me Norën pas divorcit, pasi njoftoi se ajo ka gati për të publikuar një këngë mjaft të mirë. Roberti, i drejtpërdrejtë si gjithmonë, nuk hezitoi që gjatë intervistës me Enin të fliste edhe për konkurrentët në këtë garë, që fituesin e çon në Eurovizion.

Në lidhje me dy këngët më të përfolura për momentin për çmimin e madh, ajo e Arilena Arës dhe Elvana Gjatës, ai tha se nuk i kishin pëlqyer, gjithmonë duke folur nga pozitat e një muzikanti profesionist, pasi ka studiuar gjithë jetën dhe është diplomuar për piano në Prishtinë. “Kisha pritshmëri të tjera, por kënga e Elvanës dhe Arilenës për mua ishin si këngë varrezash”, u shpreh ai.

Pritshmëritë në këtë festival, sipas Robertit, i kishte kaluar Kastro Zizo. Kujtojmë që këta katër muaj pas deklarimit të divorcit, Roberti ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së shtypit rozë, pasi askush nuk e priste që një nga çiftet më të bukura të showbizz-it t’i jepnin fund lidhjes së tyre 13- vjeçare.

Romanca e tyre dukej si një film me shumë momente të bukura, por edhe kriza e ndarje të përfolura ndër vite. E ndryshe nga çiftet e tjera të showbizz- it, për Nora Istrefin e Robert Berishën, prindër të një vajze, të flisnin për ndarjen kur ishin ende bashkë nuk është tabu.

I ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, ku ka folur edhe një herë për divorcin e tij nga Nora dhe marrëdhënien që të dy ruajnë me njëri-tjetrin, Roberti tregoi se vazhdon të ketë shumë respekt për Norën.

Ai nuk la pa përmendur faktin që ata janë në pauzë dhe së ardhmes nuk i dihet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al