25 Gusht, 2018

Rita Ora tregon arsyen pse është krenare për nënën e saj (FOTO)


Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja Rita Ora ka treguar arsyen për të cilën nëna e saj Vera, e ka bërë të ndihet krenare edhe njëherë.

E ëma e këngëtares shqiptare është bërë pjesë e fushatës “Bëhu zëri im”. Kjo fushatë ka si qëllim të ndihmojë gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Shumë krenare me ty që përdor njohurinë dhe edukimin t’i ndihmosh gratë që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë dhe ato që kanë qenë me më pak fat duke mos pasur qasje në këtë kujdes. E mrekullueshme të shohësh gjithë këto gra të mrekullueshme së bashku duke punuar në këtë iniciativë”, shkruan Rita në “Instagram”, teksa ka postuar edhe një foto të mamasë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al