6 Shtator, 2022

Rita Ora rikthehet në Tiranë, ne rikthehemi te momentet më të bujshme të karrierës dhe jetës së saj personale


Ajo ka bërë kaq shumë!

Rita Ora, këngëtarja pas ‘How We Do (Party)’, ‘Anywhere’ dhe ‘For You’ ka bërë emër për sa i përket muzikës, modës dhe madje edhe aktrimit. Ajo është shfaqur në të tre filmat ‘Fifty Shades’, dhe tani është duke punuar në një rol të ardhshëm dhe film aksion të ‘Disney’ të quajtur ‘Tin Soldier’.

Këtu do t’i hedhim një vështrim pikave kryesore të karrierës së Rita Orës nga kënga e saj me DJ Fresh, ‘Hot Right Now’, deri te nominimet e saj për çmimin BRIT dhe romancave me figura të njohura.

Shikoni momentet kryesore të karrierës së Rita Orës:

JETA PROFESIONALE

2012- Kënga debutuese në tregun ndërkombëtar e Rita Orës ishte ‘Hot Right Now’ me DJ Fresh. Kënga debutoi në krye të listave në Mbretërinë e Bashkuar kur u publikua në shkurt 2012.
Rita Ora në krye të top-listave me albumin ‘Ora’
-Rita Ora arrin vendin e 1 në MB me albumin e saj debutues ‘Ora’. Rita publikoi katër këngët që ishin Top 20 nga albumi i saj, duke përfshirë, “How We Do (Party)”, “R.I.P.” ‘Shine Ya Light’ dhe ‘Radioactive’.
2013: Rita Ora në ‘Brits Awards’- Në vitin 2013, Rita u nominua për tre çmime BRIT, British Breakthrough Act dhe British Single of the Year si për “R.I.P” dhe “Hot Right Now”.
Rita në Fifty Shades of Grey- Në vitin 2015, Rita u shfaq si Mia Grey në Fifty Shades of Grey. Pas paraqitjes së saj të parë në 2015, ajo përsëriti rolin e saj në vazhdimet Fifty Shades Darker, dhe Fifty Shades Freed.
2017- Rita arrin vendin 2 nnë charter-at në Mbretërinë e Bashkuar me ‘Anywhere’, ajo gjithashtu u shfaq në Fifty Shades Darker.
Bashkëpnon me Liam Payne për duetin e tyre “For You”- Rita Ora, e cila gjithashtu luajti në Fifty Shades Freed, publikoi bashkëpunimin e saj me Liam Payne të quajtur “For You”. Kënga u shfaq në kolonën zanore të filmit dhe ishte një hit në Top 10 në MB.
2019, Rita Ora dhe Thomas Sabo- Rita veshi një fustan metalik për prezantimin e koleksionit të saj me Thomas Sabo në korrik 2019. Prej dy sezonesh, Rita është ambasadorja zyrtare globale e Thomas Sabo.
2020, Rita Ora publikon ‘How To Be Lonely’ shkruar nga Lewis Capaldi- Këngëtarja ndau një postim në Twitter ku shkruhej, ‘Për miqtë e mi. Viti i kaluar mu duk si fundi i një kapitulli dhe fillimi i një të riu dhe emocionues! Jam shumë e emocionuar për publikimin e këngës sime të re ‘How To Be Lonely’, një këngë për të cilën jam shumë krenare. Më ka pëlqyer të punoj me Lewis në këtë këngë dhe ka qenë shumë argëtuese. Ai është një talent i madh dhe unë u lidha vërtet me tekstin kur ma dërgoi fillimisht.’
2020, pjesë e ‘The Masked Singer’- Rita Ora ishte gjyqtare në ‘The Masked Singer’ në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020. Asaj iu bashkuan Ken Jeong, Davina McCall dhe Jonathan Ross.
2022: Seriali prequel ‘Beauty and the Beast’!- Në shkurt 2022, Rita Ora njoftoi se do t’i bashkohej ‘botës përrallore’ të ‘Beauty and the Beast’, duke zbuluar se do të luante në serialin e ardhshëm prequel të ‘Disney+’.
2022, Rita Ora është konfirmuar për një pjesë në Tin Soldier- Rita i është bashkuar kastit të Tin Soldier një film aksion me aktorë Jamie Foxx dhe Robert De Niro. Lajmi u njoftua në qershor 2022 kur ajo postoi disa foto në Twitter me të së bashku me Jamie Foxx dhe regjisorin e filmit Brad Furman.

JETA PERSONALE

Më poshtë është e përmbledhur një kronologji e të gjitha lidhjeve romantike që këngëtarja shqiptare ka pasur ndër vite.

BRUNO MARS 2009 – 2011

Përpara se të bëheshin të famshëm, Rita kishte një romancë me Bruno Marsin në moshën 18-vjeçare. “Ishte dashuri me shikim të parë. Ne u takuam në vitin 2009. Unë isha 18 vjeç dhe fillova në Roc Nation. Bruno ishte i panjohur atëherë.”– tha këngëtarja për lidhjen me Bruno Mars. Megjithatë, ndërsa kërkesat rreth karrierës së tyre muzikore u rritën, Rita tregoi se si çifti përfundimisht vendosën të ndaheshin. “Koha jonë së bashku ishte e mrekullueshme. Por sapo u bëmë të famshëm, puna na pengoi.”- tha Rita pas ndarjes me këngëtarin.

ROB KARDASHIAN 2012

Këngëtarja u takua me Rob Kardashian për dy muaj, në tetor të vitit 2012. Romanca e tyre e shkurtër mori fund për shkak të ‘orarit të ngjeshur të punës’ dhe stileve të tyre të ndryshme të jetesës. Fundi i romancës së tyre të shkurtër përkoi me një sërë postimesh të hidhura në rrjetet sociale nga Rob, i cili indirekt aludoi se këngëtarja e kishte tradhtuar atë shumë herë gjatë marrëdhënies së tyre.

CALVIN HARRIS 2013 – 2014

Calvin Harris dhe Rita u lidhën në pranverën e vitit 2013 dhe qëndruan bashkë për rreth një vit. DJ dhe Rita patën një marrëdhënie romantike dhe profesionale, duke bashkëpunuar në hitin numër një të Ritës, ‘I Will Never Let You Down’. Rita thuhet se ka mbetur mjaft e tronditur, pasi mësoi përmes Twitterit se lidhja e saj kishte përfunduar. DJ skocez njoftoi në Twitter se romanca një vjeçare e çiftit kishte përfunduar, por u pretendua se krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” nuk ishte në dijeni se i dashuri i saj do të jepte këtë deklaratë.

RICKY HIL 2014 – 2015

Rita Ora dhe djali i Tommy Hilfiger, Ricky Hil, konfirmuan lidhjen e tyre në gusht 2014 dhe i dhanë fund pas 14 muajsh.

A$AP ROCKY 2015

Rocky pati një lidhje me Ritën në vitin 2015. Reperi më vonë ndezi polemika kur përfshiu në këngët e tij deklarata për këngëtaren, kryesisht në këngën ‘Better Things’. ASAP – emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers – më vonë pranoi se komentet e tij për Ritën ishin pavend.

TRAVIS BARKER 2015

Romanca e Travis Barker dhe Rita Orës zgjati vetëm një muaj. Lidhja e tyre nisi në vitin 2015 dhe thuhet se Travis i dha fund raportit të tyre për shkak se nuk donte të ishte në një ‘lidhje serioze’.

ANDREW WATT 2016 – 2017

Rita shijoi një romancë një vjeçare me kolegun e saj muzikant Andrew në vitin 2016, përpara se të ndahej. Ajo zbuloi statusin e saj gjatë një paraqitjeje në Jonathan Ross Show.

ANDREW GARFIELD 2018

Këngëtarja dhe aktori i Hollivudit patën një romancë katër mujore përpara se Andrew të kërkonte kohë për një ‘jetë më private’.

TAIKA WAITITI 2020

Çifti filloi nisën një romancë në mars të vitit 2021 pasi u takuan në 2020 në Australi, dhe u tha se po ecnin aq shpejt në marrëdhënien e tyre sa filluan të diskutonin martesën brenda disa muajsh, tha asokohe një burim për New Idea . Ata u martuan disa javë më parë në një ceremoni private dhe thuhet se shumë shpejt do organizojnë një dasmë të madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al