13 Shtator, 2018

Rita Ora dhe Dua Lipa shoqe? Ja fotot që e dëshmojnë


Pavarësisht se janë të dyja me origjinë shqiptare, dy këngëtaret me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa kanë treguar se nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Thuhet se Ora dhe Lipa edhe pse nuk kanë folur për njëra-tjetrën në intervistat e tyre të ndryshme, kanë një hatërmbetje që i ka fillesat nga nisja e karrierës së Duas.

Por së fundmi Ora dhe Lipa kanë qenë prezente në eventin e GQ, ku Dua fitoi çmimin “Artistja më e mirë solo”. Pas eventit, që të dyja kanë festuar me miqtë e tyre, ku ishin Diplo dhe Nicholas Grimshaw.

Nicholas na bëri të besojmë se ka një shans që mund të flasin me njëra-tjetrën apo edhe se mund t’i shohim së bashku një ditë.

Ai gjithashtu publikoi disa foto nga mbrëmja dhe vendndodhja tregoi se Rita dhe Dua ndodheshin shumë pranë njëra-tjetrës.

Nicholas pozoi krah Duas edhe më pas me Dj Diplo, ndërkohë pas pak postoi në Instagram një foto ku shihet krah Diplo-s dhe Rita Orës. Ndoshta dy këngëtaret kanë thyer akullin mes tyre dhe ndoshta shumë shpejt mund të kemi ndonjë foto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al