17 Nëntor, 2017

Risia e madhe e teknologjisë, shpiket pilula digjitale


Teknologjia duket sikur është bërë domosdoshmëria më e madhe e jetës sonë, që nga telefonat që nuk i ndajmë nga dora e deri tek shpikjet më të çuditshme, jeta jonë ditë pas dite ndërvaret prej saj.

E papritura duket se ka mbërritur teksa së fundmi është bërë e ditur se në treg do të futet një pilulë e re digjitale e cila mund të gjurmojë nëse i ke ndjekur apo jo udhëzimet e doktorit për të pirë ilaçet. Deri tani pirja e rregullt e ilaçeve është vërtetuar vetëm nga fjalët e pacientit.

Arritja e re madhështore është dizajnuar për të ndihmuar doktorët të përmirësojnë jetën e pacientëve të tyre, por disa janë të shqetësuar se mund t’i hapë problemin e cenimit të privatësisë në një mënyrë krejt tjetër.

Pilula digjitale lëshon një sinjal që ndodhet brenda pilulës (e cila aktivizohet nga lëngu i stomakut të pacientit) te një copë e ngjitur te trupi njeriut. Copa dërgon një sinjal te aplikacioni i smartfonit ku si doktori ashtu edhe pacienti mund të ndjekin orarin e duhur të ilaçeve.

Ky është një sensor që mund t’i hapë derën shumë funksioneve të tjera, si gjurmimi i regjimeve të pacientëve me sëmundje zemre, diabetikëve dhe të moshuarit me probleme.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al