9 Dhjetor, 2017

Risia e Instagram, e pabesueshme si mund të krijoni arkivën e ‘’historive’’ tuaja


Ditën e mërkure Instagram prezantoi dy veçori të reja për historitë e saj shumë popullore duke përmirësuar më tej eksperiencën e përdoruesit. Ndryshimet do të prekin ‘’Instastories’’. E reja është se ju duhet të kuptoni se me këtë funksion mund të ruani historitë përtej afatit kohor 24 orësh. Kjo veçori ka qenë e disponueshme edhe në versionet beta të aplikacionit. Jeni vetëm ju ai që sheh historinë dhe mund të zgjidhni të ç’aktivizoni opsionin nëse nuk doni të ruani ”story-t”.

Për të aksesuar arkivën klikoni ikonën në formë ore në skajin e djathtë lart. Ndryshimi tjetër quhet Story Highlights dhe me të mund të publikoni përsëri historitë tuaja të preferuara të arkivuara që më herët. “Highlights” ju mundëson që të ruani një histori si histori individuale . Për shembull nëse dëshironi të ndani disa ‘’story’’nga një udhëtim i fundit, mund t’i ruani në profilin tuaj me një emërtim të caktuar. Dhe kur dikush viziton profilin tuaj ato shohin ”story-n” me emrin që keni vendosur. Secili prej përditësimeve është një arsye më tepër për të përdorur ‘’story-t’’ dhe jo vetëm që u shton vlerë atyre, por përmirëson edhe imazhin e profilit tuaj. Përditësimet janë të disponueshme nga dita e sotme në Android dhe iOS. /Pcworld

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al