7 Shtator, 2017

“Rikthehet” fuqishëm Besa Kokëdhima. Ky është seti i saj i fundit fotografik


Besa Kokëdhima bën pjesë në ato personazhe që ka disa kohë që i mungon muzikës me produksione të reja, madje edhe me postime në rrjete sociale. Edhe pse nuk ka pasur këngë apo klipe të reja, duket se Besa këto kohë i ka kaluar më së shumti në qytetin jugor të Sarandës duke performuar live mbrëmjeve dhe duke bërë atë që di të bëjë më mirë, të krijojë atmosferë dhe energji të mirë.

Por Besa duket se po përgatitet për një projekt të ri ose të paktën kështu na bëjnë të mendojmë disa foto nga seti i saj i fundit fotografik. Ajo është shfaqur më sensuale se asnjëherë dhe në një formë fizike të mrekullueshme, e veshur me të zeza dhe anës detit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al