16 Korrik, 2018

Rike Roçi lë Italinë jo vetëm për një natë, nis punë si opinioniste në emisionin e Edi Manushit


Rike Roçi tërhoqi të gjithë vëmendjen në Kampionatin Europian të Futbollit në vitin 2016, kur në fushë luanin kuqezinjtë tanë, ndërsa në tribunat franceze “luante” bukuroshja shqiptare dhe mikesha e saj Irid Oxa. Por duket se pasioni për futbollin nuk ishte momental për ishlojtaren e “Big Brother”.

Rike Roçi ishte e ftuar mbrëmjen e së enjtes në “Top Arena” në “Top Channel”, ku përveçse tregoi se është një vajzë që ka njohuri të detajuara nga bota e futbollit, edhe njëherë tjetër mori vëmendjen me format e saj. Me një veshje që i nxirrte në pah “asetet” e saj, ajo u komentua nga të ftuarit në studio, por të pafundme ishin edhe komentet në rrjetet sociale për të. Disa prej tyre bënin pyetjen nëse Rike Roçi dukej më bukur në stadiumin e Europianit apo në programin me të ftuar, kryesisht meshkuj, të njohur në “Top Arena”?

Për të gjithë ata që mendojnë se ajo ishte e ftuar vetëm për një natë në emisionin sportiv të Edi Manushit, e vërteta qëndron ndryshe. Ajo në fakt do të jetë një nga opinionistet stabël deri në fund të Kampionatit Botëror, lajm që e dha vetë Manushi. Rike postoi një album fotosh e rrethuar nga të ftuarit e tjerë në studio, ku binte në sy për gjoksin. ”Ti tërbon një studio dhe audincën moj goce”, ishte një nga komentet që iu bënë Rikes pas shfaqjes së saj në ekran.

Kujtojmë që ajo tashmë është single dhe po i përkushtohet karrierës. Në fillimi të Kampionatit Botëror të Futbollit, emri i saj u lakua në media, nisur nga një koment i prezantueses së një emisioni sportive në “Vizion Plus”, Eva Muratit. Një postim në rrjetet sociale nga një profil me emrin Jurgen Klopp (që është trajneri i Liverpool), u bë shkak për një sherr virtual me gazetaren e sportit Eva Murati dhe ish-banoren e “Big Brother”, e cila mori famë si tifozja seksi kuq e zi, Rike Roçi.

Sipas këtij profili, që u spekulua shumë nëse ishte real apo jo, Jurgen tregoi arsyen se përse i mungonte Shqipëria në këtë botëror, pra, tifozet e Kombëtares. Në këtë profil është postuar një foto e Rike Roçit dhe Irida Oxës me simbolin e shqiponjës, foto e cila u shfaq në shumë media ndërkombëtare në Kampionatin Europian të Futbollit. Kjo nuk i pëlqeu Muratit dhe pas kësaj pati një përplasje virtuale mes dy vajzave, që siç u shpreh Rike, nuk njihen nga afër. Kujtojmë që tifozja kuq e zi, Rike Roci dhe mikesha e saj Irid Oxa ranë në sy të “Euro 2016”, pas fotove të tyre nga stadiumi. Të dyja shumë tërheqëse dhe me dekoltetë që binin në sy, fotot e tyre bënë xhiron e botës brenda 24 orëve.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al