8 Janar, 2019

Reperja e famshme u mbyll gojën fansave: E bëj 4 herë brenda natës me të dashurin tim, ka raste edhe 6


Nicki Minaj është e dashuruar. Reperja e famshme ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” foto me të dashurin e ri, Kenneth Petty.

Pasi kaloi disa kohë si beqare, Nicki vendosi që të rindezte romancën e saj me një mik të vjetër. Por kjo lidhje nuk u prit mirë nga fansat, pasi Petty ka qenë në burg i akuzuar për përdhunim dhe vrasje.

Por mesa duket kjo pjesë nuk është problem për reperen, e cila tashmë ka nisur kërkimin për emrat e foshnjave, edhe pse nuk ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

Ndërkohë së fundmi, Nicki Minaj iu është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj, për jetën e saj seksuale. Ajo tha se e bën 3-4 herë brenda natës me të dashurin e saj.

Madje 36-vjeçarja është shprehur se ka raste që e bëjnë edhe 6 herë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al