2 Maj, 2019

Reperi i famshëm thyen rekord, merr trofeun e 12 në “Billboard Music Awards”


Reperi me famë botërore, Drake, ka thyer rekordin e numrit të çmimeve në “Billboard Music Awards”. Ai ka dërguar në shtëpi 12 të tilla, ku mes trofeve të Drake renditej dhe ajo e “Albumit më të mirë”, “Artistit më të mirë mashkull” si dhe nderimi kryesor i mbrëmjes “Top Artist”.

Mediat e huaja shkruajnë se reperi mposhti emra të tjerë të njohur Cardi B, Ariana Grande, Post Malone e Travis Scott.

Ndërkohë kur u ngjit në podium, ai falenderoi nënën e tij. “Pavarësisht se sa kohë mu desh të kuptoja se çfarë doja të bëja në jetë, ti ishe gjithmonë aty për mua, për të më dhënë kurajo dhe tani, i kemi hyre një super udhëtimi”, u shpreh Drake.

Ndërsa të tjerë artistë që morën çmime mbrëmjen e djeshme janë Ariana Grande, qe u konsiderua “Artistja më e mirë femër”, Cardi B e shpërblyer dhe ajo me mjaft çmime, e Luke Combs që u shpall “Artisti më i mirë country”.

Gjithashtu kujtojmë se edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, arriti të sigurojë një çmim.

Edhe pse jo e pranishme në ceremoni, kënga mjaft e suksesshme e saj “Meant to be”, të cilën e interpreton së bashku me grupin Florida Georgia Line, është shpërblyer në kategorinë Albumi më i mirë i muzikës country“.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al