20 Mars, 2019

Renato Mekolli bëhet pjesë e emisionit të famshëm në SHBA?


Disa muaj më parë, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli solli në ekranin e Top Channel, spektaklin e njohur “Kuzhina e Djallit”. Emisioni bëri bujë në Shqipëri, për shkak të sjelljes së ashpër të Renatos me konkurrentët.

Pas përfundimit të këtij spektakli, shefi i kuzhinës lajmëroi se së shpejti do të sjellë një tjetër program, por që ka të bëjë sërish me gatimin.

Por me disa postime të bëra së fundmi në “Instastory”, ai i ka habit të gjithë. Renato shfaqet në studiot e emisionit “Kuzhina e Djallit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së tij në studiot e programit më të famshëm në Amerikë, por ndoshta Renato do të frymëzohet për sezonin e ri të programit këtu në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al