21 Dhjetor, 2017

Reme Lala “ul piacën”, nga Chanel në Michael Kors


Deputetja e PDIU-së është në mandatin e saj të parë. Ajo është deputete e re në moshë dhe natyrisht ngjall kuriozitet edhe pamja e saj. Jo rrallëherë ka qenë në vëmendjen e paparacit dhe çanta “Chanel” që ajo mbante bëri xhiron e portaleve. Siç dihet, ajo është një markë e shtrenjtë pasi një çantë e tillë kushton disa mijëra euro.

Nuk e dimë nëse çanta ishte origjinale apo një kopje e cila pa dyshim që kushton pak. Ndërsa këtë të enjte, Reme ka ardhur në Parlament me një çantë të kuqe të firmës “Michael Kors”, e cila nuk kushton më shumë se rreth 200 euro, por që e kombinuar me këpucët dhe veshjen, ngjante shumë bukur./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al