11 Shkurt, 2018

Reme Lala sjell pranverën në Parlament me këpucë dhe çantë pink të markave të shtrenjta (FOTO)


Deputetja e re e grupit të PDIU-së, Reme Lala, ka qenë shpeshherë pjesë e rubrikës së paparazzit në Parlament. Ajo, edhe për moshën e saj të re, por edhe për stilin në veshje, spikat në çdo seancë për mënyrën se si kuron pamjen.

Në këtë mënyrë, Reme Lala i ka hequr vendin e parë disa zonjave të tjera me më shumë karrierë në Parlament, por që shquhen për veshje të bukura dhe të kombinuara me shije.

Këtë herë, Lala kishte zgjedhur këpucë dhe çantë pink, me lule te takat, ndërkohë që i ka kombinuar me veshje të zezë dhe një peliçe mjaft të bukur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al