18 Prill, 2022

Rei Manaj në një lidhje të re dashurie, publikon foto me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën


Rei Manaj nuk po kalon një periudhë të mirë vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Ndryshe nga shumë futbollistë të tjerë ai nuk ka ngurruar të jetë mjaft i hapur në rrjetet sociale edhe rreth romancave.

E duket se sulmuesi i kombëtares shqiptare po shijon një lidhje të bukur dashurie dhe së fundmi ka vendosur të prezantojë me ndjekësit e tij bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën.

Ai ka postuar në Instagram dy foto nga Firenze me të dashurën e tij që e ka bërë të njohur për ndjekësit, por nuk i ka zbuluar emrin. Në njërën prej fotove ata shihen duke u puthur.

Ne mesin e komenteve të shumta për çiftit gjendet edhe emri i bukuroshes, ku sipas ndjekësve e dashura e Manajt quhet Cristina. Nuk dihet ende se kur janë njohur ata por me siguri detajet futbollisti do i zbulojë në vijim.

Manaj ka fituar vendin e titullarit te Spezia dhe është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të këtij ekipi, pasi gëzon mbështetjen e plotë të trajnerit Thiago Motta. Sulmuesi kuqezi luajti 60 minuta të premten në darkë në ndeshjen që Spezia humbi 1-3 ndaj Interit, por Manaj sipas Sofascore ishte lojtari më i mirë në fushë.

Nënvizojmë se Manaj është i huazuar te Spezia nga Barcelona deri në fund të këtij sezoni, teksa klubi italian ka të drejtën e blerjes së kartonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al