13 Mars, 2022

Rama me ‘T-shirt’ edhe në Parlament


Ditë të ngarkuara këto për kryeministrin. Rama po ndeshet ditët e fundit me protestat pas ngritjes së çmimit të karburantit, por jo vetëm.

Mes një agjende të ngjeshur, ku përfshinte edhe udhëtimin në Dubai, kreu i qeverisë është parë edhe në seancën plenare të ditës së enjte. Por ajo që na ra në sy ndryshe nga herët e tjera ishte veshja e Ramës. I njohur për stilin e tij avangardë, nuk është çudi ta shohësh kryeministrin me pantallona të gjera, xhaketa ‘oversize’, apo atlete në vizita zyrtare.

Por me një T-shirt të thjesht nuk e kishim parë më herët. Ai është ulur në poltronin e tij të përhershëm dhe të gjithëve i ka bërë përshtypje fakti se Edi Rama nuk mbante veshur as këmishë dhe as kollare, por një bluzë të thjeshtë pambuku. Look-u i kreut të qeverisë ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes së mediave, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të heqë dorë nga stili i tij, dhe fakti për këtë është edhe kjo shfaqje e tij në parlament larg kostumit zyrtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al