22 Prill, 2019

Quajeni ose jo këngëtar, Olsi zbulon sa para merr Besi për një koncert


Vite më parë, Bes Kallaku e nisi karrierën e tij si aktor në spektaklin e humorit “Portokalli”. Me kalimin e viteve ai ndryshoi program, por edhe vendosi që të hynte në botën e muzikës.

Besi ka realizuar disa këngë ku i ka në bashkëpunim me këngëtarë të njohur. Gjithashtu ai tashmë ftohet edhe nëpër klubet e natës për të mbajtur koncerte.

Një ditë më parë bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ishte e ftuar në “BE Coffee” dhe e pranoi se ai nuk është një këngëtar i mirëfilltë. Por shoku i tij pa dashje ose me dashje zbuloi sa paguhet për një koncert.

“Besi nuk është këngëtar i mirëfilltë, ai bën parodi dhe në atë që bën është më i miri”, tha Xhensila, ku aktori Olsi Bylyku shtoi: “Këngëtar, jo këngëtar, paguhet 3000 euro për koncert ai”.

Por nuk dihet nëse Olsi e tha si batutë apo tregoi të vërtetën sesa mund të paguhet Besi për një koncert.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al